Proaktor është një platformë e-learning e destinuar për sektorin jofitimprurës në Ballkanin Perëndimor
Besojmë se sektori jofitimprurës është një nga shtytësit kryesorë të ndryshimeve shoqërore. Në të njëjtën kohë, transformimi digjital, nevoja në rritje për përfshirjen e komunitetit dhe kërkesat e ndërlikuara të dhënësve të granteve paraqesin sfida të reja për organizatat.
Prandaj, Proaktor u krijua si një vend për marrjen e njohurive praktike dhe të zbatueshme. Përmes kurseve online dhe përmbajtjeve edukative, ai ndihmon organizatat dhe individët e angazhuar në sektorin jofitimprurës të përmirësojnë punën e tyre dhe të nxisin ndryshime në komunitetet e tyre.
Proaktor u nis nga fondacioni Catalyst. Nga korriku i vitit 2026, Catalyst dhe Civic Initiatives bashkojnë njohuritë dhe përvojën e tyre për të mirëmbajtur dhe zhvilluar së bashku platformën dhe për të ofruar mbështetje edhe më të fuqishme për organizatat e shoqërisë civile. Ky bashkëpunim lidh përvojën e fondacionit Catalyst në zhvillimin e mjetetve digjitale, filantropisë dhe mbledhjes së fondeve me përvojën shumëdekadëshe të Civic Initiatives në fuqizimin e kapaciteteve të organizatave, grupeve joformale dhe aktivistëve.
Catalyst Balkans
Të dhëna, burime dhe teknologji për filantropinë. Procesi ynë:
Learning hub
Mësoni gjithçka rreth ndërtimit të komunitetit dhe mbledhjes së fondeve
Data hub
Gjeni nişën tuaj në ekosistemin e filantropisë
CRM hub
Ndërtoni një komunitet rreth synimit tuaj
Fundraising hub
Mblidhni mjete nga mbështetësit
Transparency hub
Tregoni transparencë dhe fitoni besimin
Cila është diferenca midis të mësuarit “self-paced” dhe “blended”?
Nuk ka rezervim të datave dhe nuk ka uebinarë në zona të tjera kohore. Kurset janë në format video, ndërsa vetë incizimet janë të ndara në leksione të shkurtra që mund të ndiqen nga çfarëdo platforme. Kjo u mundëson pjesëmarrësve të merren me mësim kurdo dhe kudo që dëshirojnë. Përveç videove, kurset përbëhen edhe nga materiale ndihmëse të dobishme, kuize dhe detyra që ofrojnë interaktivitet shtesë dhe mundësi për të testuar e zbatuar ato që keni mësuar.
Por kjo shpesh nuk është e mjaftueshme. Qasja e të mësuarit me ritmin tuaj nënkupton se heqim dorë nga reagimet (feedback-u), mentorimi dhe ndërveprimi njerëzor që do ta kishim në një punëtori (workshop) drejtpërdrejt. Prandaj në Proaktor përdorim një qasje të përzier dhe marrim më të mirën nga të dyja botët. Përveç ndjekjes së kurseve, përdoruesit premium kanë mundësinë të caktojnë konsultime me mentorët tanë dhe të marrin reagime e këshilla në lidhje me kurset, si dhe me projektet reale në të cilat punojnë.